Historiku i LIKA Trans

Korporata LIKA Trans veprimtarinë e vet e ka filluar që nga viti 1956 , nga themeluesi i saj  z. Mustaf Likaj.

Z.Mustaf Likaj veprimtarinë e tij e filloi me material te papërpunuar të drurit (LAND), dhe pastaj filloi për herë të parë përpunimin e drurit, dhe prodhimin e Dërrasave Listellave, Shtafneve etj.

Më vonë, filloi importimin  e materialeve të ndryshme nga druri nga Bosnja dhe Hercegovina , gjerë në vitet e 90'-ta  kur filloi lufta në atë vend.

Ne vitin 1991 kompania filloi punën me material ndërtimorë, gjërë në vitin 1998, kur edhe filloi lufta në Kosovë.

Nga Qershori 1999 , filloj një epokë e re. Vlen të thuhet  se gjatë luftës, si shumë kompani të tjera në Kosovë, kompania jonë pati një efekt shkatërrues. Depoja , makineritë dhe malli u shkatërruan plotësisht.

Në pasluftën e Kosovës filloj prap si një kompani vogël, ndërsa tani është njëra ndër kompanitë më serioze në Kosovë,e cila si synim ka të përmbushë nevojat e konsumatorëve  për produkte të cilësisë së lartë                                                                                                                                                  
Për më shumë se 6 dekada, LIKA trans është munduar, që vazhdimisht të jetë aktuale në treg për konsumatorin, si nga ana profesionale ,kualitative, ashtu edhe nga ana e volitshmërisë dhe përkrahjes së klientëve .